Fjalorth termash

Titull Përshkrim
Agrikulturë Degë e ekonomisë që përfshin bujqësinë, blegtorinë, shpendarinë etj.
AgroTrade Platformë digjitale (e-commerce), e krijuar në Shqipëri nga kompania e konsulencës, Creative Business Solutions, që u mundëson agrobizneseve të përdorin fuqinë e teknologjisë digjitale për të gjetur tregje të reja të huaja.
Aksesi në Linjat e Kredisë Linja e kredisë për SME-të, parashikon dhënien e një norme interesi dhe një afati shlyerjeje më të favorshëm se ato të tregut për SME-të, që duan të blejnë mallra dhe shërbime me origjinë italiane. Qasja në Linjën e Kredisë rregullohet nga bankat dhe institucionet financiare jo bankë që marrin pjesë në Program d.m.th., institutet kredidhënëse që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Huas (On Lending Agreement) me MFE. Në këtë mënyrë, vlerësimi financiar i kërkesës për financim zhvillohet në autonomi të plotë nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në program.
Certifikimi Global Gap Një standard privat ndërkombëtar, i njohur gjithashtu si standard global i Praktikave të mira Bujqësore. Qëllimi i këtij standardi është prodhimi i sigurt dhe i qëndrueshëm bujqësor për të mirën e fermerëve, shitësve me pakicë dhe konsumatorëve në të gjithë botën.
Certifikimi Origjinal i Brand Albania Iniciativë e USAID për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG), në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, palëve të tjera private dhe publike, për certifikimin e produkteve autentike shqiptare.
Challenge Fund (Fondi i Sfidave) Ofrohet nga Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe është një strukturë konkurruese e financimit, e cila do të përdoret si një mjet për të adresuar çështjen e hyrjes në financa për ndërmarrjet inovative në një fazë të hershme të zhvillimit, si dhe për organizatat e angazhuara në shërbime fillestare inovative dhe promovimin e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri.
Dokumenti Strategjik Kombëtar (DSK) Ky dokument përcakton prioritetet e asistencës financiare të BE-së për periudhën 2014-2020, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ai përkthen prioritetet politike të përcaktuara në kuadrin e politikës së zgjerimit, në fusha kyçe, ku asistenca financiare është më e dobishme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit.
Donatorë Institucione, organizata ose kompani të ndryshme private dhe publike, kombëtare e ndërkombëtare, të cilat japin një vlerë monetare (mbështetje financiare, grante, kredi etj.) kryesisht, për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme ose individë, sipas skemave financiare të dedikuara.
EBRD's Business Lens Platformë novatore online e krijuar për t’i dhënë grave sipërmarrëse një perspektivë të re për biznesin e tyre. Business Lens ofron informacion mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, në secilën nga shtatë fushat: menaxhim financiar dhe performancë, njohuri të tregut, marketing dhe shitje, burime njerëzore, strategji dhe organizim, menaxhim të rrezikut dhe operacione.
EU FOR INNOVATION Program që financohet nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) si dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida). Synon të forcojë ekosistemin për inovacionin dhe promovimin e Start-Up-ve në Shqipëri.
Fondi i Inovacionit Ndihmë në formë granti të drejtpërdrejtë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme. Qëllimi i fondit është t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për NVM-të, për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji, për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, të ndihmojë dhe lehtësojë promovimin dhe licencimin apo patentimin e inovacioneve të NVM-ve, duke bërë të mundur që NVM-të përfituese të arrijnë më shumë nga sa, do të mund të arrinin vetëm me mjetet e tyre.
Fondi i Konkurrueshmërisë Fond i menaxhuar nga AIDA, ka si qëllim të mbështesë dhe të përmirësojë kapacitetet e NVM-ve shqiptare në mënyrë që ato të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave të tregut ndërkombëtar, si dhe të rrisin punësimin.
Fondi Shqiptar i Garancisë Instrument financiar i krijuar nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare, në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i cili mundëson ofrimin e garancive në trajtën e kolateralit për të nxitur kreditimin nga ana e institucioneve financiare për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (SME), që kanë vështirësi në qasjen e kredisë bankare, sepse nuk kanë garanci të mjaftueshme.
Garancia e Autoritetit të Kredisë së Zhvillimit (DCA) Autoriteti i Kredisë për Zhvillim i USAID-it nxit bankat t’i japin kredi popullatës në nevojë, duke garantuar një pjesë të kredisë.
Garanci Siguri e cila i jepet dikujt, për një të drejtë që i takon, në bazë të ligjeve a urdhëresave shtetërore. Garanci juridike. Garanci ligjore.
Grante Sasi e caktuar monetare, pjesë e një projekti apo programi, me qëllim ndihmën ndaj një çështjeje të caktuar dhe një sektori të caktuar.
Horeca Ekspozitë e dedikuar dhe e specializuar për ushqimin.
Horizon 2020 Instrument financiar që zbaton Unionin e Inovacionit, një iniciativë kryesore e Evropës 2020, që synon të sigurojë konkurrencën globale të Evropës. Mjet për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende pune.
Hua Një shumë e caktuar monetare e cila merret nga një individ ose biznes për të përmbushur një qëllim të caktuar dhe që duhet të kthehet pas një periudhe kohe dhe me një interes të caktuar, sipas kushteve paraprake të rëna dakord midis huamrrësit dhe huadhënësit.
Instrument Financiare Nënkupton një dëshmi (certifikatë), që shpreh marrëdhënie: borxhi të emetuesve kundrejt nënshkruesve, të pjesëmarrjes në kapitalin e vet të emetuesit. Mund të jenë dhe marrëdhënie të përziera (hibride), ose marrëdhënie pozicionesh mbulimi, apo spekulimi (instrumentet derivate).
Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA II)-Është pjesë e pakos për marrëdhënie të jashtme me Bashkimin Evropian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dhe përmirësimin e koherencës dhe koordinimit të aktiviteteve të Komisionit. Qëllimi themelor gjatë krijimit të IPA-s, ishte koordinimi i ndihmës gjithëpërfshirëse parashikuar për fazën e para-aderimit, nën një kornizë të vetme, si dhe bashkimi i shteteve kandidate për anëtarësim (Kroacia, Turqia dhe Maqedonia) dhe shtetet potencialisht kandidate për anëtarësim (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi) nën një rregullativë të vetme.
Investim Çdo vlerë monetare, ose kapital fizik, human, teknologjik etj., që vendoset në dispozicion të ndërtimit, zhvillimit, arritjes së një qëllimi të caktuar.
Kapital/(VC) Vlera materiale (para etj.), nga të cilat mund të nxirren fitime: kapital financiar.
Këshillimi i BERZH për Bizneset e Vogla (ASB) Ofron këshilla biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme. Një sektor i gjallë i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme është një përbërës jetik për një ekonomi të shëndetshme të tregut. Por, vetëm financat shpesh nuk mund të përmbushin sfidat me të cilat përballen NVM-të. Kjo është arsyeja pse BERZH siguron qasje në njohuritë teknike për të cilat kompanitë duhet të përmirësojnë performancën e tyre dhe të rriten.
Këshilltar kombëtar Një specialist ose autoritet i njohur lokalisht, i cili është ekspert në një fushë profesionale, me aftësi të veçanta dhe që kontraktohet për një periudhë të caktuar kohe për të ndërmarrë një detyrë specifike, përgjithësisht në vendin e tij/saj të lindjes ose vendbanimin e përhershëm.
Këshilltar ndërkombëtar Individ që ndihmon kompanitë në gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve në lidhje me aktivitetet e ardhshme në tregjet e huaja. Konsulenti ndërkombëtar punon ngushtë me ekipin drejtues të një kompanie, që tashmë ka përvojë të caktuar në tregtinë e jashtme.
Klasteri Një grup objektesh të ngjashme ose njerëz të pozicionuar ose që ndodhin ngushtë së bashku.
Konsulentët vendorë Persona të specializuar në një fushë të caktuar për të dhënë këshilla konsulence për çështje të caktuara vendore.
Korporatë Një person juridik që krijohet si një entitet i veçantë nga pronarët e saj, përmes depozitimit të dokumentacionit të duhur në shtetin, në të cilin do të formohet korporata.
Kredi Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe të caktuar. Kredi bankare.
Linjë Kredie për SME Një lloj kredie specifikisht për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.
LORES Mjet novator i zbatuar së fundmi në sektorin bujqësor në Shqipëri, i cili do të ofrojë mbështetje për mijëra fermerë dhe prodhues në bujqësi të cilët do të aplikojnë për huamarrje në bankat e nivelit të dytë në vend.
Llogari rrjedhëse Një instrument bazë mbi të cilën klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.
Marrëveshje e Huas (On Lending Agreement) me MFE Marrëveshja e nënshkruar midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe bankat ose institucionet financiare jo bankë që marrin pjesë në Programin e Garancisë së portofolit të Huas, i cili zbatohet nga PRODAPS-Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri dhe ka në fokus garantimin e kredive në mbështetje të SME-ve shqiptare. Ky Fond Garancie do të zbatohet nga bankat në mbështetje të SME-ve shqiptare.
Mastercard Business MasterCard është rrjeti i dytë më i madh i pagesave, i renditur pas Visa, në industrinë globale të pagesave. MasterCard është partnere me institucionet financiare anëtare në të gjithë botën për të ofruar karta pagese të markës MasterCard.
Mbështetja ProSEED Programi "Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimi dhe Trajnimi Profesional në Shqipëri" (ProSEED) është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), dhe Zyrën e Kryeministrit (PMO) dhe institucione të tjera përkatëse, përkatësisht Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Objektivi i këtij programi është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrencën në tregun kombëtar dhe global. Grupi i synuar për këtë projekt janë burrat dhe gratë që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (në procesin e krijimit të biznesit të tyre ose e kanë bërë atë brenda 3 viteve të fundit) ose që planifikojnë të përtërijnë dhe të investojnë në shkallëzimin biznesin e tyre.
Mbulimi i Rrezikut të Humbjes së Parë (“FLRC”) Një mekanizëm që shërben për rritjen e kreditimit, i siguruar nga Qeveria e Shqipërisë, duke mbuluar 20% të humbjeve të shumës totale të nënkredive të financuara me të ardhurat nga Linja e Kredisë së Agrobiznesit ose nga Shpërndarja e Riskut.
Media/Marketing Qendrat e marketingut të mediave të reja në promovimin e markave dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve përmes kanaleve të krijuara dhe në zhvillim në internet, duke shfrytëzuar këto elementë të mediave të reja për të angazhuar klientë potencialë dhe aktualë. Media marketing përfshin shumë mediume të ndryshme, përfshirë: reklamimin në ekran, marketingun e përmbajtjes dhe promovimet e mediave sociale. Objektivi i të gjithë media marketing është që konsumatorët të ndërveprojnë me markën, duke i angazhuar ata në një mënyrë që rrit ndërgjegjësimin dhe lidhet me shitjet.
Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) Mikrondermarrjet janë ndërmarrjet të cilat punësojnë deri në 5 punonjës. Ndërmarrjet e Mesme janë ndërmarrjet të cilat: 1. punësojnë 21 - 80 punonjës; 2. xhiroja ekonomike vjetore e tyre nuk kalon shumën 80 milionë lekë; 3. me pak se 25% e kapitalit të këtyre ndërmarrjeve zotërohet nga subjekte, të cilat në kuptim të këtij ligji nuk klasifikohen si Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Ndërmarrjet e Vogla janë ndërmarrjet të cilat: 1. punësojnë 6 - 20 punonjës; 2. xhiroja ekonomike vjetore e tyre nuk kalon shumën 40 milionë lekë; 3. 100 për qind e kapitalit të këtyre ndërmarrjeve zotërohet nga subjekte, të cilat, në kuptim të këtij ligji klasifikohen si: Ndërmarrje të Vogla.
OCT (Overseas Countries and Territories) janë vendet që lejohen të marrin pjesë në programin Erasmus për sipërmarrësit e rinj (Erasmus for Young Entrepreneurs) dhe që gjeografikisht ndodhen jashtë territorit dhe kontinentit evropian, në rastin konkret janë shtete të Afrikës, të publikuar në listën specifike për OCT në faqen e programit.
One stop-shop Një ‘institucion’ ku shumë shërbime ose produkte të ndryshme janë në dispozicion
Online Banking Një mënyrë sistemi pagese elektronike që lejon klientët e një banke të kryejnë transaksione të caktuara financiare nëpërmjet webin financiar të institucionit.
Pagesë Automatike Faturash Shërbim që mundëson kryerjen e pagesave të rregullta, në mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe të shpejtë të faturave mujore të ujit, energjisë elektrike, telefonisë dhe internetit.
Partnerë Person i cili merr pjesë në biznes apo në aktivitete të ndryshme, duke të mbështetur.
Person/a fizik/ë Personi fizik është një individ me ekzistencë reale, i pajisur me personalitetin e tij juridik dhe të pavarur.
Person/a juridik/ë Pjesë e sistemit juridik, me cilësinë e subjektit të veçantë, mbajtës të drejtash dhe detyrimesh juridike.
Plan biznesi Një plan biznesi është një dokument zyrtar i shkruar që përmban qëllimet e një biznesi, metodat për arritjen e këtyre qëllimeve dhe kornizën kohore për arritjen e qëllimeve.
Platforma “Akses në Financë” E krijuar për t’u shërbyer Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare, të cilat duan të zgjerojnë dhe investojnë në aktivitetin e tyre duke përfituar nga mundësitë financiare që tregu ofron, me grante, kredi apo nisma të tjera financuese. Kjo platformë online do të ofrojë një shërbim “one-stop-shop” me informacione që lidhen drejtpërdrejt me aksesin në financë për NVM-të, i cili ofrohet nga institucione, organizata apo kompani të ndryshme private dhe publike, kombëtare e ndërkombëtare.
Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) Lehtësitë e Ndarjes së Riskut në Biznesin e Agrobiznesit si pjesëmarrje e pafinancuar në një instrument të ndarjes së rrezikut të bazuar në portofol që mbulon deri në 50% të shumës totale të një portofoli të nënkredive të papaguara të biznesit të agrobiznesit.Mbulimi i Rrezikut të Humbjes së Parë (“FLRC”) - një mekanizëm i rritjes së kredisë i siguruar nga Qeveria e Shqipërisë, që mbulon 20% të parë të humbjeve të shumës totale të Nënkredive të financuara me të ardhurat e Linjës së Kredisë së Agrobiznesit ose Programi i Ndihmës Teknike të Instrumentit për Ndarjen e Rrezikut (“AT”).
Projektet e inovacionit U referohen atyre projekteve që do të përtërijnë sisteme ose praktika aktuale me gjëra më të reja, ose në përgjithësi, duke sjellë diçka më të re për të zëvendësuar ato ekzistuese brenda një fushe të caktuar.
Prona intelektuale (IP) Është një kategori e pronës që përfshin krijime të paprekshme të intelektit njerëzor. Ka shumë lloje të pronës intelektuale, por llojet më të njohura janë të drejtat e autorit, patentat, markat tregtare dhe sekretet tregtare.
PROTIK Qendër e Burimeve TIK që do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që janë të interesuar në Sektorin e TIK.
Sipërmarrësit e rinj (NE) Të njohur si “new entrepreneurs” në programin ERASMUS për sipërmarrësit e rinj, janë të rinjtë që ndërmarrin krijimin e një biznesi të ri, të konsideruar Start-Up ose Scale-UP dhe që bëhen pjesë e një programi shkëmbimi për të marrë eksperiencë nga sipërmarrësit e mëdhenj dhe të konsoliduar në treg (zakonisht, në sipërmarrje jashtë vend të tyre).
Sipërmarrësit mikpritës (HE) Të njohur si “host entrepreneurs” në programin ERASMUS për sipërmarrësit e rinj, janë ato kompani që presin në një program shkëmbimi, një sipërmarrës të ri, i cili do të punojë dhe do të marrë eksperiencë në kompaninë e tyre, për një periudhë të caktuar kohe.
Skema e Grantit për Ndarje të Kostove Skemë për të ndihmuar SME-të shqiptare të depërtojnë me eksportet e tyre në tregje të huaja, duke siguruar mbështetjen financiare për aktivitete që do të ndihmojnë në zbatimin e planit të tyre të marketingut për eksport.
Skema Kombëtare Mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga buxheti i Qeverisë Shqiptare.
Skemë Financiare Fonde të krijuara në ndihmë të një problematike/sektori të caktuar.
SmartCapital Një Program i Rritjes Ekonomike që lehtëson Hyrjen në Kapital dhe Teknologjitë e Zgjuara për Sipërmarrësit.
Star Venture Program që synon Start-Up, përshpejtues dhe këshilltarë premtues për të çliruar potencialin e tyre të plotë.
StartUp Një kompani e re e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim unik dhe për ta sjellë atë në treg.
Shërbim klienti Shërbim informimi për klientë, bazuar në problemin që ata kanë apo në marrjen e informacionit.
Shërbime financiare Shërbimet e ofruara nga industritë e financës. Industritë e financës përfshijnë një gamë të gjerë të organizatave që merren me menaxhimin e parave.
Shërbime konsulence Shërbime të ofruara nga një konsulent për të dhënë këshilla, mendim ose zgjidhje një problematike të caktuar.
Shërbime shëndetësore Shërbim që ofrohen nga qendrat mjekësore, në funksion të njerëzve me probleme shëndetësore.
Shërbimi Swift 6 EUR Paketë shëbimesh për Gratë në Biznes e ofruar nga Intesa SanPaolo Bank Albania, e cila ofron me vetëm për 1000 lekë në muaj disa produkte & shërbime, si: Falas pagesat në lek në mbërritje brenda të njëjtës datë valute; me vetëm 2.000 lekë në muaj edhe 2 shërbimet e tjera: njoftimin me SMS e Mastercard Business, Llogari rrjedhëse, Online Banking & Pagesë Automatike Faturash.
Teknologji Informacioni Informimi Teknologjik është aplikimi i kompjuterëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit për të ruajtur, marrë, transmetuar, shpesh në kontekstin e një biznesi apo ndërmarrje tjetër. IT konsiderohet si nëngrup i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK)
Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (IPR) Janë të drejta ligjore që mbrojnë krijimet dhe/ose shpikjet që rezultojnë nga aktiviteti intelektual në fushat industriale, shkencore, letrare ose artistike. IPR-të më të zakonshme përfshijnë patentat, të drejtat e autorit, markat dhe sekretet tregtare.
Tregti/Shitje Veprimtari ekonomike, që përfshin shpërndarjen e këmbimin e mallrave me para sipas çmimit dhe që lidh prodhimin me konsumin; degë e veçantë e ekonomisë që merret me këtë veprimtari. Këmbimi i mallrave me para sipas çmimit, shitblerja e mallrave.
Turizëm Praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit të Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization)
Zbatues Individ, organizatë, institucion ose kompani, publike ose private, i/e cila zbaton një projekt/program të caktuar, sipas kritereve të specifikuara më parë nga donatori/dhuruesi/kredidhënësi, etj.
AIDA Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
AKKSHI Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
AZHBR Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural
BERZH Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
BKT Banka Kombëtare Tregtare
CBS Creative Business Solutions
COSME Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme
FLRC Farmed Landscapes Research Centre
GIZ Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar
MB Ministria e Mbrojtjes
MFE Ministria e Financës dhe Ekonomisë
PFI Nisma e Financave Private
ProSEED Programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitjen e Punësimit, Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Shqipëri.
SIDA Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim
NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
SHBB Shoqëri të Bashkimit Bujqësor
USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar