Bonusi i Rijetësimit – Thirrja 2
Kodi: SF-23-0005
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Organizata, Persona juridik publik/ privat
Industri
Trashëgimi kulturore, Restaurim
Data e Fillimit
30 Janar 2023
Data e Përfundimit
10 Mars 2023
Statusi
Aktive
Max i financimit
6,000,000 L
Përfitime
“Bonusi i rijetëzimit” gjatë vitit 2023, si një fond i përvitshëm, do të mbështesë pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të objekteve që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë statusin pasuri kulturore.
Përshkrim
“Bonusi i rijetëzimit”, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, është një nisëm e pervitshme e Ministrisë së Kulturës / Qeverisë Shqiptare për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin. Kjo nismë është një ndihmë në formë granti, për të gjithë ata individë që janë pronar të një objekti në qendrat historike të qyteteve dhe kanë iniciativën për ta zhvilluar më tej atë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal.
Objektivat
1. Ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuritë e paluajtshme në pronësi private, të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të:
1. ansamblit historik urban
2. qendrave historike
financohen deri në 1.000.000 lekë (nje milion).
1. Ndërhyrje për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ku përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, që janë pjesë përbërëse e:
1. ansambleve historike urbane,
2. qendrave historike (QH),
• zonës së mbrojtur në kufi me QH, që ka ndikim në peisazhin historik urban të saj,
1. lagjeve të banuara brenda mureve rrethues të kalave,
2. ose kanë statusin pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave,
financohen deri në 6.000.000 lekë/vit.
Pranueshmëria
Përfitues janë shtetasit shqiptarë pronarë/ posedues të ligjshëm/ qiramarrës të pasurive të paluajtshme, projekti i të cilëve është miratuar nga KKTKM dhe është shpallur fitues i nismës “Bonusi i Rijetësimit”. Përfitues i kësaj nisme mund të jetë edhe aplikuesi, i cili plotëson të gjitha kriteret në këtë rregullore, pavarësisht nëse në momentin e shpalljes fitues ka nisur apo jo punimet.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!