Capacity building in the field of youth
Kodi: SF-22-0003
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
OJF
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
25 nëntor 2021
Data e Përfundimit
07 prill 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€100.000
Max i financimit
€300.000
Përfitime
Projektet duhet të demonstrojnë ndikimin e tyre të pritshëm në:
• Ndërtimin e rezultateve të Objektivave Evropiane për Rininë, Dialogut Rinor dhe projekteve të tjera rinore;
• përmirësimin e përfshirjes së të rinjve në jetën demokratike, në drejtim të qytetarisë aktive dhe angazhimit me vendimmarrësit (fuqizimi, aftësitë e reja, përfshirja e të rinjve në hartimin e projekteve, etj.), veçanërisht në vendet e treta të pranueshme që nuk janë të lidhura me Programin;
• përmirësimin e kapaciteteve sipërmarrëse dhe inovative të të rinjve në vendet e treta të pranueshme.
Përshkrim
Erasmus+ është Programi i BE-së në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2021-2027. Arsimi, trajnimi, rinia dhe sporti janë fusha kyçe që mbështesin qytetarët në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Projektet e ngritjes së kapaciteteve janë projekte bashkëpunimi ndërkombëtar të bazuara në partneritete shumëpalëshe ndërmjet organizatave aktive. Ato synojnë të mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun e politikave në fushën e të rinjve dhe të të mësuarit joformal, si një shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mirëqenies së organizatave rinore dhe të rinjve.
Zhvillimi i aftësive, kompetencave dhe shkathtësive dixhitale në fusha të tilla si lufta kundër ndryshimeve klimatike, energjia e pastër, inteligjenca artificiale, robotika,etj., është thelbësore për rritjen dhe kohezionin e qëndrueshëm të Europës në të ardhmen. Programi mund të japë një kontribut domethënës duke stimuluar inovacionin dhe duke kapërcyer hendekun e njohurive, aftësive dhe kompetencave në Europë. Bizneset e BE-së duhet të bëhen më konkurruese përmes talenteve dhe inovacionit
Objektivat
Thirrja synon:
• ngritjen e kapaciteteve të organizatave që punojnë me të rinjtë;
• promovimin e aktivitetit të mësuarit joformal në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin, veçanërisht duke synuar të rinjtë me më pak mundësi, me synimin për të përmirësuar nivelin e kompetencave duke siguruar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri;
• mbështetjen e zhvillimit të punës për të rinjtë në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin, duke përmirësuar cilësinë dhe njohjen e tij;
• nxitjen e zhvillimit, testimit dhe lançimit të skemave dhe programeve të mobilitetit të të mësuarit joformal në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin;
• kontributin e dhënë në zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rininë (2019-2027) duke përfshirë 11 synimet Evropiane për Rininë;
• nxitjen e bashkëpunimit në rajone të ndryshme të botës përmes iniciativave të përbashkëta;
• rritjen e sinergjive dhe plotësimit me sistemet e arsimit formal dhe/ose tregun e punës;
Pranueshmëria
Organizatat e mëposhtme mund të përfshihen:
- OJF-të (përfshirë OJF-të rinore evropiane dhe Këshillat Rinorë kombëtarë) që punojnë në fushën e Rinisë;
- Autoritetet publike në nivel lokal, rajonal ose kombëtar
Organizata aplikon në emër të të gjitha organizatave pjesëmarrëse të përfshira në projekt dhe duhet të jetë themeluar dhe vendosur ligjërisht në një Shtet Anëtar të BE-së ose në një vend të tretë të lidhur me Programin ose në një vend të tretë që nuk është i lidhur me Programin, i cili kualifikohet për pjesëmarrje në këtë veprim.
Donatorë
Zbatues / Partner
Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës (EACEA)
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!