Çmimet #BeActive
Kodi: SF-23-0010
Tipi i Skemës Financiare
Cmim
Kategoria
Organizata, Persona juridik publik/ privat
Industri
Inovacion, Edukim, Trajnime, Edukim dhe Trajnim, Barazi Gjinore, Sport
Data e Fillimit
16 Mars 2023 / 16 March 2023
Data e Përfundimit
25 Maj 2023 / 25 May 2023
Statusi
Aktive
Max i financimit
€10.000
Përfitime
Çmimi #BeActive Education- Ky çmim synon të demonstrojë se si edukimi mund t'i inkurajojë fëmijët të jenë aktivë jashtë aktivitetit tipik sportiv/fizik që zhvillohet në ditën e tyre normale të shkollës. Kjo mund të përfshijë aktivitete shtesë, caktimin e ditëve jashtë klasës që fokusohen në sport, aktivitete pas shkollës dhe zgjidhje të tjera krijuese që ndërtojnë një mjedis arsimor aktiv.
Çmimi #BeActive Workplace - Ky çmim promovon aktivitete shembullore në vendin e punës që inkurajojnë punonjësit të jenë më aktivë. Kjo mund të përfshijë të gjitha llojet e iniciativave që ndodhin gjatë kohës së punës, në drekë ose para/pas punës, duke promovuar një mjedis aktiv pune.
Çmimi #BeActive Local Hero - Ky çmim nderon arritjet individuale në motivimin e të tjerëve për të qenë aktivë. Çmimi njeh individët që kanë punuar vazhdimisht për të promovuar pjesëmarrjen në sport dhe/ose aktivitet fizik në komunitetin ose mjedisin e tyre lokal.
Çmimi #BeActive Across Generations - Ky çmim synon të shpërblejë projektet që promovojnë sportin ndër breza, duke vënë në dukje se të gjithë mund të përfitojnë nga aktivitetet që përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien. Kjo mund të përfshijë promovimin e aktiviteteve të përshtatura për të gjitha gjeneratat, rritjen e ndërgjegjësimit në të gjitha gjeneratat për një mënyrë jetese të shëndetshme, si dhe akses më të lehtë në sport dhe aktivitete fizike për të gjitha gjeneratat.
Fituesi dhe finalistët (të renditur në vendin e 2-të dhe të 3-të) në secilën kategori do të shpërblehen për të frymëzuar organizata dhe individë të tjerë në mbarë Evropën. Ata të gjithë do të shpallen dhe ekspozohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe do të marrin çmimet e tyre.
Përshkrim
Konkursi i çmimeve #BeActive u krijua si një element qendror i Javës Evropiane të Sportit e cila mbahet çdo vit. Konkutis synon të mbështesë projekte dhe individë që kanë promovuar me sukses sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Evropën.
Konkursi shfaq projektet e praktikave më të mira dhe prezanton individë frymëzues, në një audiencë pan-evropiane. Që nga viti 2015, çmimet #BeActive njohin dhe festojnë iniciativat dhe angazhimet e jashtëzakonshme në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivel lokal, për të promovuar pjesëmarrjen në sport dhe aktivitet fizik ,dhe për të inkurajuar individët të jenë aktivë.
Në kuadër të kësaj nisme do të shpërndahen gjithsej 4 çmime:
#BeActive- Education Award
#BeActive- Workplace Award
#BeActive- Local Hero Award
#BeActive- Across Generations Award
Objektivat
Kjo iniciativë synon të shpërblejë dhe t'u japë shikueshmëri projekteve dhe nismave që kanë promovuar me sukses sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Evropën. Iniciativa kontribuon në nismën HealthyLifeStyle4All dhe në promovimin e sportit të qëndrueshëm dhe të gjelbër.
Në varësi të çmimit, projektet mund të fokusohen në institucionet arsimore dhe vendet e punës, si dhe individët në komunitetet lokale. Gjithashtu, mund të mbështeten dhe promovohen lidhjet midis brezave përmes praktikimit të sportit dhe aktivitetit fizik.
Përveç shpërblimit të organizatave specifike, dhënia e çmimeve do të gjenerojë gjithashtu shikueshmëri dhe do të mbështesë shpërndarjen e ideve, nismave dhe praktikave më të mira inovative në të gjithë Evropën.
Pranueshmëria
Për të qenë të kualifikuar, aplikantët duhet:
• të jenë persona juridikë (persona fizikë, organe publike ose private, përfshirë organizatat ndërkombëtare
• të jenë të vendosur në një nga vendet e pranueshme, pra.: Shtetet Anëtare të BE-së (përfshirë vendet dhe territoret jashtë shtetit (OCT))
• Vendet jo anëtare të BE-së: vendet e listuara të ZEE-së dhe vendet e lidhura me Programin Erasmus+ (vendet e asociuara) ose vendet që janë në negociata në vazhdim për një marrëveshje asociimi dhe ku marrëveshja hyn në fuqi përpara nënshkrimit të grantit.
Për qëllime të çmimit #BeActive Local Hero Award, kualifikohen vetëm personat fizikë të moshës mbi 18 vjeç. Çmimi mund t'u jepet vetëm individëve (personave fizikë) të cilëve u jepet çmimi. Nuk duhet domosdoshmërisht të jetë aplikanti.
Donatorë
Zbatues / Partner
Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës (EACEA)
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!