ConnectIT 2.0
Kodi: SF-23-0009
Tipi i Skemës Financiare
Shërbime konsulente
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Inovacion, Aftesi digjitale
Data e Fillimit
Data e Përfundimit
22 Mars 2023 / 22 March 2023
Statusi
Aktive
Përfitime
- Bashkëpunimi me ekipe nga 6 universitete në Shqipëri, duke kursyer kohë dhe para të vlefshme;
- Ofrimi i asistencës teknike për zgjidhje dixhitale dhe novatore;
- Shërbim i odruar nga ekipe studentësh të talentuar të cilët mund të përmirësojnë proceset dhe produktet e biznesit tuaj
Përshkrim
Projekti ConnectIT 2.0 nxit bashkëpunimin mes universiteteve dhe sektorit privat. Ky projekt është mundësuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ Shqipëri, programi ProSeed dhe EU4Innovation, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
ConnectIT 2.0 do të ofrojë asistencë teknike për zgjidhje dixhitale e novatore që mund të përmirësojë proceset dhe produktet e biznesit të tyre. Në këtë cikël mund të pranohen një maksimum prej 25 kompanish, dhe nëse numri i synuar i bizneseve që përmbushin kriteret e mësipërmet arrihet më herët, thirrja do të mbyllet dhe do të aplikohet qasja “Ata që aplikojnë të parët, do të përzgjidhen të parët”.
Objektivat
- Të implementojë qasjen triple helix
- Të mundësojë zgjidhjen e sfidave dhe zbatimin e zgjidhjeve të reja dixhitale dhe inovatore
Pranueshmëria
- Jeni një biznes i regjistruar dhe NMVM (ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme);
- Të keni evidentuar një sfidë/problematikë dhe të keni një ide të qartë për zgjidhjen tuaj dixhitale e cila është inovative;
- Zgjidhja e kërkuar dixhitale është e realizueshme brenda kuadrit kohor të projektit dhe e përshtatshme për aftësitë e studentëve të nivelit master;
- Të jeni të gatshëm të bashkëpunoni me ekipe studentësh IT, dhe dedikoni pak orë kohë në javë shkëmbimit të informacioneve.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!