COSME
Kodi: SF-21-0013
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
2014
Data e Përfundimit
2021
Statusi
Aktive
Përfitime
COSME: katër fushat kryesore të veprimit:
- Përmirësimi i strukturave kryesore për ndërmarrjet.
- COSME mbështet sipërmarrësit duke forcuar edukimin për sipërmarrjen, mentorimin, ofrimin e shërbimeve udhëzuese dhe mbështetëse.
- Inkurajimi i sipërmarrjes dhe kulturës sipërmarrëse.
- COSME synon të zvogëlojë barrën administrative dhe rregullatore për NVM-të, duke krijuar një mjedis miqësor ndaj biznesit dhe duke mbështetur konkurrencën, duke inkurajuar miratimin e modeleve dhe praktikave të reja të biznesit.
Përshkrim
COSME është programi i BE-së për Konkurrencën e Ndërmarrjeve dhe NVM-ve, duke filluar nga 2014 në 2020, me një buxhet prej 2.3 miliardë €. COSME synon ta bëjë më të lehtë, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM-të), aksesin në financë në të gjitha fazat e ciklit të tyre të jetës - krijimin, zgjerimin ose transferimin e biznesit. Falë mbështetjes së BE-së, bizneset kanë qasje më të lehtë në garanci, hua dhe kapital.
Instrumentet financiare të BE-së kanalizohen përmes institucioneve financiare lokale në vendet e BE-së. Për të gjetur një institucion financiar në vendin tuaj, vizitoni portalin Access to Finance (Aksesi në Financë).
Objektivat
COSME synon të lehtësojë mundësinë e financimit të NVM-ve në të gjitha fazat e ciklit të tyre të jetës - krijimin, zgjerimin ose transferimin e biznesit. COSME, gjithashtu, ndihmon bizneset për të hyrë në tregjet në BE dhe më gjerë përmes iniciativave, të tilla si: Enterprise Europe Network (Rrjeti i Ndërmarrjeve së Evropës).
Pranueshmëria
- Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), si synimi kryesor i COSME, në disa thirrje mund të aplikojnë drejtpërdrejt si përfitues.
- Organizatat ndërmjetëse, që mbështesin NVM-të, mund të jenë përfituese dhe të marrin pjesë në thirrje.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!