DAPSI OPEN CALL #3
Kodi: SF-21-0042
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Start-up, Universitetet, Qëndrat kërkimore, OJF
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
23.09.2021
Data e Përfundimit
23.11.2021
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€100.000
Përfitime
PËRSHTATJA E TË DHËNAVE - lehtëson ndërrimet ndërmjet ofruesve të shërbimeve.
SOVRANITETI I TË DHËNAVE - fuqizon përdoruesit të transferojnë një grup të plotë të dhënash ose pjesë të tij te çdo ofrues i ri pa dhënë arsye.
TRANSPARENCA E TË DHËNAVE - ruajtje më transparente e të dhënave personale dhe një transferim më i hollësishëm i të dhënave gjatë ushtrimit të të drejtave të aksesit të të dhënave personale.
TRANSPORTUESHMERIA E SHËRBIMIT- fuqizon përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me çdo ofrues shërbimi dhe ‘host’ të cilit i besojnë.
Përshkrim
DAPSI, Inkubatori i Transportueshmërisë dhe Shërbimeve të të Dhënave, është një projekt evropian i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit të Kërkimit dhe Inovacionit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian, dhe pjesë e iniciativës së Internetit të Gjeneratës së ardhshme (NGI) të Komisionit Evropian. Ai u lançua në nëntor 2019, për të ndihmuar në zhvillimin e adresimit të sfidës së përcjelljes së të dhënave personale në internet, si dhe çdo teme tjetër interesante që lidhet me transportueshmërinë e të dhënave dhe shërbimeve. Gjatë programit, konsorciumi DAPSI do të ofrojë logjikën dhe vizionin, mbështetjen e nevojshme teknike, si dhe stërvitje dhe mentorim për pjesëmarrësit, ku më të mirët do të kalojnë në fazën Booster.
Objektivat
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK- DAPSI kërkon zhvillim teknologjik dhe jo vetëm shkresa dhe raporte. Projekti duhet të përfshijë një komponent të zhvillimit të softuerit/hardware.
Pranueshmëria
Mund të aplikojë:
PERSON FIZIK – një ose më shumë individë (ekip) të vendosur në çdo vend të lejuar.
PERSON JURIDIK - një ose më shumë entitete (konsorcium) të themeluar në një vend të lejuar. Universitetet, qendrat kërkimore, OJF-të, fondacionet, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që punojnë në internet ose/dhe teknologji të tjera të ngjashme janë të pranueshme. Ndërmarrjet e mëdha nuk mund të marrin pjesë.
ÇDO KOMBINIM - Një grup individësh dhe organizatash
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!