EIC Accelerator Open
Kodi: SF-22-0009
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, subjekt juridik, Start Up
Industri
Sipërmarrje, Inovacion, Mjedis
Data e Fillimit
9 shkurt 2022
Data e Përfundimit
5 tetor 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€500.000
Përshkrim
‘EIC Accelerator Open’ nuk ka tematika të paracaktuara dhe është i hapur ndaj propozimeve në çdo fushë të teknologjisë. ‘EIC Accelerator’ mbështet zhvillimin teknologjik, si dhe ‘scale-up’. ‘EIC Accelerator’ fokusohet në ndërtimin e risive në zbulimet shkencore ose teknologjike. Inovacione të tilla shpesh kanë vështirësi në tërheqjen e financimeve sepse rreziqet janë shumë të larta. Financimi dhe mbështetja nga ‘EIC Accelerator’ është krijuar për ti mundësuar inovatorëve tërheqjen e plotë të investimeve të nevojshme për t’u rritur në një afat të shkurtër kohor.
Objektivat
‘EIC Accelerator’ mbështet kompanitë (kryesisht SME-të, duke përfshirë edhe startup-et) për të rritur inovacionin dhe potencialin për të krijuar tregje të reja. ‘EIC Accelerator’ fokusohet veçanërisht në risi, duke u mbështetur në zbulimet shkencore ose teknologjike dhe ku nevojiten fonde të konsiderueshme për një periudhë të gjatë kohore.
Pranueshmëria
Në mënyrë që të kualifikohen për financim, aplikantët duhet të jenë të vendosur në një nga vendet e lejuara siç janë: Shtetet Anëtare të BE, vendet e asocuara me ‘Horizon Europe’ dhe vendet e treta me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!