ELEVATEX Open Call 2026 – Funding Opportunities for Textile SMEs
Kodi: SF-26-0015
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Tekstil, Moda dhe veshje, Inovacion, Tranzicion i gjelber, Dixhitalizim dhe Teknologji, Kërkim-zhvillim
Data e Fillimit
01.06.2026
Data e Përfundimit
31.07.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€30.000
Përfitime
- Financim për SME-të tekstile deri në €30,000 në formë grant
- Mbështetje për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative
- Mbështetje për zhvillimin dhe testimin e prototipeve
- Mbështetje për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital
- Mbështetje për validimin teknik dhe të tregut të produkteve/shërbimeve të reja
- Zhvillim i modeleve të biznesit dhe përgatitje për hyrje në treg
- Mbështetje për analiza tregu dhe market testing
- Mbështetje për studime compliance dhe qëndrueshmëri
- Mundësi për rritjen e inovacionit dhe konkurrueshmërisë në industrinë tekstile
- Pjesëmarrje në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian
Përshkrim
Thirrja “ELEVATEX Open Call 2026” synon të mbështesë SME-të evropiane të sektorit tekstil në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative, si dhe në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.
Programi do të financojë 20 SME tekstile të përzgjedhura, ku secila do të përfitojë deri në €30,000 për zhvillimin e projekteve individuale me procedurë të thjeshtuar aplikimi.
Projektet mund të fokusohen në zhvillimin e produkteve të reja ose të përmirësuara ndjeshëm, zhvillimin e shërbimeve inovative, përgatitjen për hyrje në treg, si dhe përmirësimin e proceseve për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.
Aktivitetet e financuara përfshijnë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, zhvillimin dhe testimin e prototipeve, validimin teknik dhe të tregut, analiza tregu, market testing, zhvillimin e modeleve të biznesit, studime compliance dhe aktivitete që mbështesin tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.
Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në:
roddon@techtera.org
vnallet@techtera.org
Informacioni i plotë mbi procesin e aplikimit dhe vlerësimit është i disponueshëm në “Guide for Applicants” dhe në faqen zyrtare të projektit.
Objektivat
- Mbështetja e inovacionit në SME-të tekstile
- Përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër dhe dixhital
- Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja
- Rritja e konkurrueshmërisë së industrisë tekstile
- Mbështetja e hyrjes në treg për produkte dhe shërbime inovative
- Promovimi i qëndrueshmërisë dhe transformimit industrial
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- SME të sektorit tekstil sipas përkufizimit të BE-së
- Kompani të regjistruara në shtetet e pranueshme të BE-së
- Aplikime individuale nga një SME e vetme
- Projekte që fokusohen në inovacion, tranzicion të gjelbër dhe/ose dixhital
- Projekte për zhvillim produkti, shërbimesh ose hyrje në treg
Jo të pranueshme:
- Aplikime të dorëzuara pas afatit
- Aplikime të paplota
- Më shumë se një aplikim nga i njëjti aplikant
- Projekte jashtë fokusit të sektorit tekstil dhe inovacionit
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!