Erasmus for Young Entrepreneurs
Kodi: SF-22-0014
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, Sipërmarrje, Start Up
Industri
Inovacion, Edukim, Trajnime
Data e Fillimit
16 Mars 2022
Data e Përfundimit
8 Qershor 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€4.000.000
Përfitime
• Rreth 12,000 sipërmarrës të përputhur (matched);
• Rreth 14,000 sipërmarrës të saporegjistruar;
• Midis 70 dhe 100 Organizata të përfshira në zbatimin e programit
Përshkrim
Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj është një program shkëmbimi ndërkufitar i cili u jep sipërmarrësve të rinj ose aspirantë mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vende pjesëmarrëse, ndërkohë që u jep sipërmarrësve me përvojë akses në ide inovative dhe tregje me partnerë të rinj. Objektivi i përgjithshëm i programit Erasmus për sipërmarrësit e rinj është të përmirësojë sipërmarrjen, të zhvillojë këndvështrimin ndërkombëtar dhe konkurrencën e NVM-ve evropiane dhe të nxisë start-up dhe ndërmarrjet mikro dhe të vogla të sapothemeluara.
Objektivat
1. Të ofrojë trajnime për sipërmarrësit e rinj në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme jashtë vendit në vendet pjesëmarrëse të SMP, me qëllim lehtësimin e një fillimi të suksesshëm dhe zhvillimin e ideve të biznesit;
2. Të nxisë shkëmbimin e përvojës dhe informacionit ndërmjet sipërmarrësve mbi pengesat dhe sfidat zhvillimit të bizneseve të tyre;
3. Për të rritur aksesin në treg dhe identifikimin e partnerëve të mundshëm për sipërmarrësit e rinj në vendet pjesëmarrëse të BE-së dhe SMP;
4. Të mbështesë rrjetëzimin ndërmjet sipërmarrësve nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në SMP për shkëmbimin e përvojave;
Pranueshmëria
Për t’u kualifikuar, aplikantët duhet:
− të jenë persona juridikë (organe publike/private)
− të jetë i vendosur në një nga vendet e pranueshme, d.m.th.:
− Shtetet Anëtare të BE-së
− Vendet e listuara të EEA-së ose vendet pjesë e ‘Single Market Program’ ose vendet që janë në vazhdimësi të negociatave për një marrëveshje asociimi, ku marrëveshja hyn në fuqi përpara nënshkrimit të grantit.
Donatorë
Zbatues / Partner
Këshilli Europian i Inovacionit, Agjencia Ekzekutive e SME-ve (EISMEA)
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!