Euroclusters for Europe's recovery
Kodi: SF-21-0044
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, sipërmarrës
Industri
Turizëm, Transport-Automotive, Ndërtim, Agro-ushqim, Tekstil, Dixhitalizim, Energji e ripertëritshme, Elektronikë, Shëndetësi
Data e Fillimit
30.09.2021
Data e Përfundimit
30.11.2021
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€1.400.000
Përshkrim
‘Clusters’ lidhin të gjithë aktorët industrialë aktivë në një ekosistem industrial specifik, duke mbuluar zinxhirët kritikë të vlerës në ekosisteme, me një gamë të gjerë aktorësh nga bizneset më të vogla në ekonominë sociale deri te kompanitë më të mëdha në industritë tradicionale, nga kërkimi bazë në akademi deri te përvetësimi komercial i kërkimit. Iniciativat e Përbashkëta të Grupeve për Rimëkëmbjen e Evropës (EUROCLUSTERS) do të shërbejnë për:
• të përmirësuar qëndrueshmërinë e ekosistemeve industriale të BE-së duke zhvilluar ndërlidhje të zinxhirëve të vlerës në tregun e vetëm të BE-së;
• të ndërtuar kapacitete për të rritur autonominë strategjike në furnizimet dhe teknologjitë më kritike të ekosistemeve;
• të përforcuar transformimin në një ekonomi më të gjelbër dhe dixhitale;
• nxitur dhe rikualifikuar fuqinë punëtore, duke tërhequr talente;
• rilidhur dhe rritur aksesin në zinxhirët e furnizimit global dhe të vlerës.
Objektivat
Qëllimi është të zhvillohen dhe zbatohen masa mbështetëse për kompanitë brenda dhe përtej ekosistemit të tyre industrial, të krijohen dhe të përforcohen rrjetet jetike të bashkëpunimit në nivel të BE-së me synimin për të përmirësuar elasticitetin e ekosistemeve industriale evropiane dhe për të nxitur gjelbërimin e tyre dhe transformimin dixhital.
Pranueshmëria
Për t’u pranuar, aplikantët (përfituesit dhe subjektet e lidhura) duhet:
të jenë persona juridikë (publike/private)
të jetë i vendosur në një nga vendet e pranueshme
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!