EWA Open Call 2026
Kodi: SF-26-0012
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Start-up
Industri
Agro-ushqimore
Data e Fillimit
Data e Përfundimit
11.05.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€11.000
Përfitime
- Program inkubimi i personalizuar 6-mujor
- Trajnime në sipërmarrje dhe zhvillim biznesi
- Mentorim individual nga ekspertë të fushës
- Mundësi rrjetëzimi me aktorë kyç të sektorit agroushqimor
Përshkrim
EWA Open Call 2026 është një program evropian që zbatohet për të dytin vit në Shqipëri dhe synon fuqizimin e grave sipërmarrëse në sektorin agroushqimor. Programi është pjesë e një nisme të EIT Food dhe mbështetet nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT).
Në edicionin 2026, do të përzgjidhen 120 gra nga 12 vende evropiane, përfshirë 10 pjesëmarrëse nga Shqipëria. Programi do të zgjasë 6 muaj (Qershor – Nëntor 2026) dhe kombinon trajnim, mentorim dhe mbështetje financiare për zhvillimin e ideve dhe bizneseve në agroushqim. Mbështetja financiare konsiston përmes dy çmimeve: €11,000 dhe €6,000
Objektivat
Objektivat:
Fuqizimi i grave në sipërmarrje
Zhvillimi i ideve dhe bizneseve në agro-ushqim
Rritja e aftësive sipërmarrëse dhe menaxheriale
Nxitja e inovacionit në sektorin agroushqimor
Tematika:
Sipërmarrje në agro-ushqim
Inovacion në produkte dhe shërbime ushqimore
Zhvillim biznesi dhe start-up
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- Gra sipërmarrëse ose me ide biznesi në sektorin agroushqimor
- Aplikante nga vendet pjesëmarrëse (përfshirë Shqipërinë)
- Gatishmëri për të ndjekur programin 6-mujor
Jo të pranueshme:
- Aplikime jashtë sektorit agroushqimor
- Persona që nuk mund të angazhohen gjatë gjithë programit
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!