Innovation Lab
Kodi: SF-22-0010
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, subjekte juridike
Industri
Inovacion, Mjedis
Data e Fillimit
1 mars 2022
Data e Përfundimit
7 shtator 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€13.640.000
Përfitime
- Përmirësimi i konkurrencës së sektorëve audiovizualë, kulturorë dhe krijues nëpërmjet bashkëpunimit ndërsektorial;
- Përmirësimi i procesit të gjelbërimit i sektorëve kulturorë e krijues nëpërmjet bashkëpunimit ndërsektorial;
- Përmirësimi i modeleve të biznesit dhe përdorimi i të dhënave.
Përshkrim
"The Creative Innovation Lab’ do të tërheqë aktorwt nga sektorë të ndryshëm kulturorë për të hartuar dhe testuar zgjidhje dixhitale inovative me ndikim pozitiv afatgjatë në sektorët kulturorë dhe krijues. Laboratori do të lehtësojë krijimin e zgjidhjeve inovative që mund të aplikohen/përdoren në sektorin audioviziv dhe jo vetëm. Zgjidhjet duhet të jenë të përshtatshme dhe të kenë potencial për depërtim në treg
Objektivat
Dy tematikat kryesore të thirrjes ‘Creative Innovation Lab’ të këtij viti janë gjelbërimi dhe mjetet inovative të edukimit për të trajtuar tema të rëndësishme shoqërore si disinformimi. Qëllimi është të promovojë një mjedis dhe mënyrë jetese më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. ‘Creative Innovation Lab’ do të mbledhë aktorë nga sektorë të ndryshëm kulturorë për të hartuar dhe testuar zgjidhje inovatore për një ekonomi më të mirë. Këto zgjidhje duhet të jenë të përshtatshme për sektorë të ndryshëm dhe të kenë potencial për të sjellë ndryshim.
Pranueshmëria
Për të qenë të lejuar pë të aplikuar, aplikantët duhet:
• të jenë persona juridikë (organe publike ose private)
• të jenë të vendosur në një nga vendet e pranueshme, si:
- Vendet pjesëmarrëse të ‘Creative Europe’:
- Shtetet Anëtare të BE-së
Shtetet jo anëtare të BE-së që janë në negociata ose kanë nënshkruar marrëveshje asociimi me programin ‘Creative Europe’ përpara nënshkrimit të grantit.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!