Innovation Procurement Strategy category
Kodi: SF-22-0013
Tipi i Skemës Financiare
Cmim
Kategoria
NVM, Sipërmarrje, Start Up
Industri
Inovacion, Mjedis
Data e Fillimit
22 march 2022
Data e Përfundimit
22 june 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€25.000
Max i financimit
€75.000
Përfitime
Çmimet do të:
- Stimulojnë procedurat e prokurimit të inovacionit;
- Njohin dhe mbështesin përpjekjet e bëra nga prokuruesit, dhe subjektet juridike që i mbështesin ata, për të ofruar shërbime më të mira dhe/ose për të sjellë produkte në treg në një mënyrë inovative;
Ndërtojnë një komunitet europian blerësish publikë dhe privatë për të punuar dhe frymëzuar njëri-tjetrin në hartimin e proceseve inovative të prokurimit, dhe veçanërisht në ofrimin e shërbimeve publike
Përshkrim
Prokurimi i inovacionit nxit transformimin e rezultateve në zgjidhje inovative. Ai përfaqëson një potencial të pashfrytëzuar për të stimuluar kërkesën për inovacion. Në këtë mënyrë sektorët publikë dhe privatë mund të ofrojnë shërbime dhe mallrat më të fundit për shoqërinë dhe, në të njëjtën kohë, të ofrojnë mundësi të reja komercializimi për start-up dhe NVM-të.
Objektivat
Çmimet Europiane të Prokurimit të Inovacionit synojnë të njohin blerësit publikë dhe privatë, personat fizikë dhe ato subjekte juridike që mbështesin këto praktika në të gjithë Europën dhe jo vetëm, në përpjekjet e tyre për të promovuar dhe stimuluar inovacionin. Çmimet synojnë gjithashtu të demonstrojnë se si prokurimi i inovacionit transformon pozitivisht ekonominë duke krijuar tregje të reja dhe të qëndrueshme
Pranueshmëria
Për tu kualifikuar, aplikanti duhet të jetë:
Çdo prokurues publik dhe/ose privat, si dhe individë/persona fizikë, persona juridikë, të vendosur në një nga Shtetet Anëtare ose Vendet e Asociuara me Horizon Europe;
Zbatues / Partner
Këshilli Europian i Inovacionit, Agjencia Ekzekutive e NVM-ve
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!