Interconnected Innovation Ecosystems (2021) (HORIZON-EIE-2021-CONNECT-01)
Kodi: SF-21-0035
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM; start-up, Organizata kërkimore
Industri
Të gjitha
Data e Fillimit
06.07.2021
Data e Përfundimit
26.10.2021
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€500.000
Përfitime
Rezultatet e projektit priten të kontribuojnë në:
• Rritja e ndërgjegjësimit, njohurive dhe përdorimit praktik të procedurave ligjore për zbatimin e praktikave të prokurimit të inovacionit;
• Pëfitim nga ngritja e kapaciteteve, aftësive dhe njohurive ligjore midis personave publikë dhe privatë;
• Eksplorim i shembujve më të mirë të praktikave të prokurimit të inovacionit;
• Sigurimi i strategjive afatgjata dhe të qëndrueshme të prokurimit të inovacionit;
Përshkrim
Për të nxitur ekosistemet e inovacionit në të gjithë Evropën kërkohet një qasje që është gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese, përfshin aktorë, institucione dhe vende të ndryshme, dhe siguron shpërndarje të barabartë të përfitimeve të saj. Thirrja është e hapur për çdo fushë tematike dhe fokusi është në ndërtimin e ekosistemeve të ndërlidhura, inovative gjithëpërfshirëse në të gjithë Evropën duke u mbështetur në pikat e forta ekzistuese të ekosistemeve kombëtare, rajonale dhe lokale dhe duke inkurajuar përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe territoreve për të vendosur, ndërmarrë dhe arritur ambicie kolektive.
Pranueshmëria
Subjektet e lejuar:, Ndërmarrje në pronësi publike, NVM dhe start-up, organizata kërkimore dhe teknologjike, bleres publik dhe privat.
Propozimet duhet të fokusohen në aktivitetet e mëposhtme:
• trajnime të dedikuara, për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të hartuar prokurime inovatore;
• ndërgjegjësim dhe njohuri të zgjeruara mbi kornizat ligjore të prokurimit të inovacionit për blerësit publik dhe vlerësuesit e prokurimeve inovatore;
• rritjen e njohurive dhe aftësive për inovacionin brenda blerësve, ngritjen e vetëdijes për procesin e bashkë-dizajnimit midis NVM-ve dhe blerësve (publikë dhe privatë) që mund të ndihmojnë në zbulimin e zgjidhjeve teknologjike;
• krijimi i rrjeteve të reja të ekspertëve duke përfshirë shërbimet e trajnimeve për të krijuar prokurime inovatore, ndihmë ligjore, mbështetje për përcaktimin e burimeve dhe mjeteve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira;
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!