Josef Umdasch Research Prize
Kodi: SF-21-0043
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-up, innovators, entrepreneurs
Industri
Automation, Material management, Smart products, Quality control, Safety
Data e Fillimit
01.11.2021
Data e Përfundimit
07.11.2021
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€5.000
Përfitime
Konkurrenti:
• do të ketë mundësinë të punojë mbi idenë/zgjidhjen e tij/saj së bashku me një mentor/ekspert të pavarur të caktuar nga Umdasch Group/Doka, i cili do ta këshillojë atë të përgatisë punimin final.
• do të ftohet në Kongresin Global të Çmimeve të Samitit Botëror i cili mbahet online në datat 22 – 24 mars 2022. Qëllimi i konkursit është të paraqesë idenë/zgjidhjen e paraqitur përpara një jurie ekspertësh në Kongresin Global të Çmimeve të Samitit Botëror.
Përshkrim
Që nga viti 1990, ‘Umdasch Group’ ka mbështetur arritjet e jashtëzakonshme në kërkim dhe zhvillim përmes ‘Çmimit të Kërkimit Josef Umdasch’. Si rezultat i bashkëpunimit me World Summit Awards (WSA), që nga viti 2018, ‘Çmimi i Kërkimit Josef Umdasch’ synohet gjithnjë e më shumë për fillestarët, sipërmarrësit e orientuar drejt së ardhmes në mbarë globin, të cilët mund të frymëzojnë projekte me ide inovative. Tre gjëra janë thelbësore në situatat e vështira të përditshme: Efikasiteti, siguria dhe trajtimi i materialit.
Pranueshmëria
Kanë të drejtë të aplikojnë të gjitha startup-et, studentët dhe inovatorët në mbarë botën që kanë raste dhe ide praktike në lidhje me temën "digitalization in shell construction". Aplikimi në thirrje është pa pagesë.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!