Pilot European innovation gender and diversity index
Kodi: SF-22-0008
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM, subjekt juridik, Start Up
Industri
Sipërmarrje, Inovacion
Data e Fillimit
5 prill 2022
Data e Përfundimit
8 shtator 2022
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€700.000
Përfitime
Impakti që pritet është:
të mundësohet identifikimi i boshllëqeve gjinore dhe diversitetit, hartimi masave përkatëse dhe vlerësimi progresit;
të mundësohen vendime të mire informuara investimi;
të inkurajohet diversiteti në të gjitha nivelet, në të gjithë ekosistemin e inovacionit.
Përshkrim
Duke u mbështetur në përpjekjet ekzistuese për të matur diversitetin brenda kompanive të BE-së dhe në përputhje me objektivat e strategjisë së qëndrueshme financiare të BE-së, kjo thirrje do të mbështesë një konsorcium multidisiplinar për të:
Zhvilluar një indeks pilot gjinor dhe diversitetin inovativ bazuar në përkufizimet dhe treguesit e rënë dakord që mund të zbatohen për startup-et/SME-të dhe për aktorët e investimeve inovative në BE;
Identifikuar burimet përkatëse të të dhënave të besueshme dhe të qëndrueshme;
Zhvilluar metodologjinë dhe për të kryer mbledhjen e të dhënave për të mbushur boshllëqet e të dhënave;
Dhënë rekomandime për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të indeksit gjinor dhe diversitetit inovativ dhe masat shtesë të nevojshme për të përmirësuar disponueshmërinë e të dhënave, (nga raportet vullnetare të startup-eve dhe ‘scale-ups’).
Objektivat
Diversiteti i kufizuar i talenteve në botën e teknologjisë shpesh identifikohet si një çështje që mund të pengojë performancën dhe rritjen e startup-eve dhe ‘scale-ups’ innovative. Në veçanti, diversiteti gjinor dhe në përkatësinë etnike është i ndërlidhur me performancën financiare të sipërmarrjeve private, ndërsa diversiteti në nivel ekzekutiv ka treguar se është i rëndësishëm për një vendimmarrje efektive.
Pranueshmëria
Në mënyrë që të kualifikohen për financim, aplikantët duhet të jenë të vendosur në një nga vendet e lejuara, d.m.th., Shtetet Anëtare të BE, vendet e asocuara në Horizon Europe dhe vendet e treta me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!