POWERUP NETZERO – Business Innovation and Technology Adoption Services Open Call
Kodi: SF-26-0014
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Start-up
Industri
Energji e gjelbërt, Teknologji Net-Zero, Energji diellore, Ruajtje e energjisë së baterive, Biogaz dhe biometane, Dixhitalizim dhe Teknologji
Data e Fillimit
21.05.2026
Data e Përfundimit
30.07.2026
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€20.000
Përfitime
- Financim për SME deri në €20,000 në formë lump-sum
- Mbështetje financiare për fazën e planifikimit të adoptimit të teknologjive Net-Zero
- Mbështetje për studime fizibiliteti teknik dhe ekonomik
- Zhvillim i roadmaps për adoptimin e teknologjive të gjelbra
- Shërbime digjitale dhe planifikim integrimi për tranzicionin Net-Zero
- Mbështetje për ESG, qëndrueshmëri, circularity dhe compliance
- Mbështetje për strategji go-to-market dhe scaling
- Mundësi për rritjen e reziliencës, digjitalizimit dhe tranzicionit të gjelbër
- Pjesëmarrje në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Euroclusters
Përshkrim
Thirrja “PowerUp NetZero – Business Innovation and Technology Adoption Services Open Call” është thirrja e parë FSTP (Financial Support to Third Parties) e lançuar nga Eurocluster PowerUp NetZero dhe synon të mbështesë SME-të evropiane në fazën e planifikimit për adoptimin e teknologjive Net-Zero.
Programi fokusohet në teknologji si energjia diellore, bateritë dhe ruajtja e energjisë, teknologjitë H2, biogazi dhe biomethane i qëndrueshëm, si dhe Carbon Capture and Storage (CCS). Objektivi është të ndihmojë SME-të të bëhen më të gjelbra, më digjitale dhe më reziliente.
Projektet e financuara mund të përfshijnë studime fizibiliteti teknik dhe ekonomik, planifikim integrimi, roadmaps për adoptim teknologjik, shërbime digjitale për tranzicionin Net-Zero, mbështetje ESG dhe strategji për hyrje në treg dhe scaling.
Aplikimet financohen përmes mekanizmit FSTP, duke lehtësuar aksesin e SME-ve në fondet e BE-së përmes procedurave të thjeshtuara dhe thirrjeve të hapura.
Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në: punzservices@mlcluster.com
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze përmes platformës EU Survey në linkun: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/PowerUpNetZero_business_innovation_tech_adoption
Objektivat
- Mbështetja e adoptimit të teknologjive Net-Zero në SME
- Përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër dhe digjital
- Rritja e reziliencës industriale dhe qëndrueshmërisë
- Mbështetja e planifikimit teknik dhe ekonomik për investime të gjelbra
- Zhvillimi i roadmaps për integrimin e teknologjive të pastra
- Promovimi i circularity, ESG dhe compliance
- Mbështetja e strategjive të scaling dhe hyrjes në treg
Pranueshmëria
Të pranueshme:
- SME dhe start-up sipas përkufizimit të BE-së (Commission Recommendation 2003/361/EC)
- Kompani me të paktën një vit financiar të mbyllur dhe validuar
- Kompani të regjistruara në një shtet anëtar të BE-së ose vende pjesëmarrëse në SMP
- SME të interesuara për adoptimin e teknologjive Net-Zero
- Aplikime të dorëzuara nga një kompani e vetme
- Projekte që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër, digjital dhe reziliencën industriale
Jo të pranueshme:
- Aplikime të dorëzuara pas afatit
- Aplikime të paplota ose jo në gjuhën angleze
- Më shumë se një aplikim nga i njëjti aplikant
- Kompani pa vit financiar të validuar
- Projekte jashtë fokusit të teknologjive Net-Zero
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!