Programi i Asistencës Teknike për hyrjen në tregjet evropiane dhe botërore
Kodi: SF-23-0004
Tipi i Skemës Financiare
Instrument Këshillimor
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Edukim dhe Trajnim, Aftesi digjitale
Data e Fillimit
Data e Përfundimit
06 February 2023
Statusi
Aktive
Përfitime
Në kuadër të Asistencës Teknike, të gjitha NVM-të do të:
• Marrin raport gjithëpërfshirës për tregjet e mundshme eksportuese në BE për sektorin e tyre
• Marrin pjesë në trajnimin e bërë me qëllim që të rrisin kapacitetet e tyre digjitalizuese dhe eksportuese
• Trajnohen se si të përdorin mjete dixhitale për të gjetur të dhëna për tregjet eksportuese në të ardhmen
• Bëjnë një takim kokë më kokë me ekspertët për të suportuar strategjinë e tyre të eksportit dhe për të marrë mbështetje shtesë
• Marrin listën e 10 partnerëve të mundshëm nga sektori i tyre që mund të jenë të interesuar për bashkëpunim në të ardhmen
Në fund të programit kompanitë do të zhvillojnë strategjinë e tyre personale të eksportit, përmes procesit të udhëhequr dhe lehtësuar nga ekspertë të kësaj fushe.
Përshkrim
Forumi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, e cila përfaqëson interesat e më shumë se 350,000 kompanive, në misionin e saj në për të lidhur komunitetin e biznesit të rajonit dhe për të ofruar një zë të përbashkët për bizneset e rajonit.
Në kuadër të Programit për Zhvillimin e Furnizuesve, dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian, 60 SME të përzgjedhura nga rajoni WB6 (10 kompani për ekonomi) do të kenë mundësinë të marrin asistencë pa pagesë për të vendosur produktet e tyre në tregjet e BE -së.
Objektivat
Të ofrojë asistencë teknike për vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të hyjnë në tregjet evropiane dhe globale.
Pranueshmëria
Aplikimet janë të limituara vetëm për kompanitë e vogla dhe të mesme, të regjistruara në sektorët e mëposhtëm:
• Përpunimi i frutave dhe perimeve
• Prodhimi i makinerive dhe pjesëve të makinerive
• Prodhimi i pijeve alkoolike (verë, raki, etj.)
Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në një nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi dhe duhet të kenë profilin e tyre të regjistruar në Databazën “Market Access”
Gjuha e punës gjatë programit të Asistencës Teknike është anglishtja, prandaj njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze e përfaqësuesit të kompanive (person kontaktues/pjesëmarrës në program) është e detyrueshme.
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!