SURE5.0
Kodi: SF-23-0007
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Teknologji Informacioni, Shërbime konsulence, Industritë që përfshijnë teknologjinë dhe veprimtari të inovacionit
Data e Fillimit
15 Dhjetor 2022 / 15 December 2022
Data e Përfundimit
01 Mars 2023 / 01 March 2023
Statusi
Aktive
Min i financimit
€10.000
Max i financimit
€50.000
Përfitime
• Vlerësim dhe këshillim në lidhje me Industry 5.0 në vlerën 10,000 Euro për 50 NMV
• Grant për 27 NMV në vlerën 50,000 për çdo ndërmarrje për të lehtësuar implementimin e transformimit digjital në kuadër të Industry 5.0
Përshkrim
Programi akselerues SURE5.0 synon të drejtojë dhe financojë NVM-të në tranzicionin e tyre drejt Industrisë 5.0, çka përfshin një qasje drejt proceseve të prodhimit të qëndrueshëm dhe një model biznesi elastik dhe të përqendruar te njeriu.
Programi ofron vlerësim individual dhe shërbime të përshtatura me vlerë 10,000 euro. Programi gjithashtu do të japë 50,000 euro financim/ subjekt për çdo NMV që synon të zbatojë modelin e Industry 5.0 brenda kompanisë së tyre.
Nëse jeni një NMV që vepron në zinxhirët e vlerave të Lëvizshmërisë, Transportit dhe Automobilistikës, Hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, apo elektronikës, dhe dëshironi gjithashtu ta avanconi në mënyrë dixhitale biznesin tuaj, por nuk keni burime për ta bërë këtë, atëherë nuk duhet të kërkoni më tej.
Programi i akselerimit është i strukturuar në dy faza të njëpasnjëshme.
Objektivat
Të promovojë modelin e biznesit Industry 5.0 duke ofruar shërbime specifike dhe support teknik dhe financiar
Pranueshmëria
NVM-të që operojnë në zinxhirët e vlerës së Lëvizshmërisë, Transportit dhe Automobilistikës, Hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, si dhe elektronikës, të cilat:
• Kanë nevojë për të adoptuar teknologji ose shërbime për tranzicionin e tyre në Industrinë 5.0.
• Janë themeluar në Bashkimin Evropian ose në Vendet e Asociuara të Horizon Europe
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!