Thirrja e Enterprise Europe Network për efiçencën e energjisë
Kodi: SF-23-0012
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
NVM/Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
Industri
Sipërmarrja dhe NVM-të, Inovacioni, Mjedisi
Data e Fillimit
29 Mars 2023 / 29 March 2023
Data e Përfundimit
31 Maj 2023 / 31 May 2023
Statusi
Aktive
Max i financimit
€8.000.000
Përfitime
Rezultatet e prodhura nga nismat e ndërmarra në kuadër të kësaj thirrjeje do të rrisin qëndrueshmërinë afatgjatë të NMV-ve evropiane, duke reduktuar ndikimin e tyre mjedisor dhe duke rritur elasticitetin e tyre ndaj krizave aktuale ose të ardhshme të tregut të energjisë.
Përshkrim
Kjo thirrje mbështet përpjekjet e NMV-ve për të përmirësuar efiçencën energjetike të objekteve dhe linjave të tyre të prodhimit. Kjo do t'i ndihmojë ndërmarrjet t'i mbijetojnë presioneve aktuale nga rritja e çmimeve të energjisë.
Mbështetja financiare mund të përdoret për mbulimin e kostove të tilla si: auditimet specifike të efiçencës së energjisë, kontributi në adoptimin e teknologjive efikase energjetike në linjat e prodhimit dhe kontributi në investime për rritjen e efiçencës energjetike të objekteve të kompanisë në funksion të reduktimit të kërkesës dhe konsumit të energjisë.
Objektivat
• të ofrojë mbështetje për efiçencën e energjisë për NVM-të duke nxitur kështu rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre;
• të lehtësojë komercializimin dhe vendosjen e teknologjive inovative për reduktimin e energjisë në tregun e vetëm;
• të promovojë një mjedis të favorshëm biznesi për NVM-të, të mbështesë kalimin e tyre në modele biznesi më efikase dhe dixhitale në energji dhe të promovojë mundësi të reja biznesi për NVM-të, veçanërisht ato që ofrojnë modele dhe zgjidhje inovative biznesi;
• të mbështesë konkurrencën dhe elasticitetin e ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, veçanërisht të atyre që janë më intensivë për energji;
• të promovojë modernizimin e industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, dixhitale dhe elastike.
Pranueshmëria
Për të qenë të kualifikuar, aplikantët (përfituesit, subjektet e lidhura dhe partnerët e lidhur) duhet:
- të jenë persona juridikë (organe publike ose private);
- të jetë themeluar dhe regjistruar në një nga vendet e pranueshme, d.m.th.: Shtetet Anëtare të BE-së
- vendet jo anëtare të BE-së (jo për koordinator dhe aplikant të vetëm): Vendet kandidate: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!