Women TechEU Open Call #4
Kodi: SF-25-0012
Tipi i Skemës Financiare
Grante
Kategoria
Start-Up
Industri
Kërkim dhe inovacion, Teknologji, Teknologji Informacioni
Data e Fillimit
2 Qershor 2025/ 2 June 2025
Data e Përfundimit
4 Gusht 2025/ 4 August 2025
Statusi
Aktive
Min i financimit
€0
Max i financimit
€75.000
Përfitime
-
Grant prej 75,000 euro për secilën ndërmarrje të përzgjedhur.
-
Mentorim nga gra me eksperiencë për zhvillimin e aftësive drejtuese.
-
Përgatitje për investitorë dhe prezantim, për të tërhequr financime.
-
Trajnime për aftësi të buta (komunikim, liderizëm, produktivitet me AI).
-
Strategji dhe ekzekutim shitjesh, për zgjerim tregu dhe rritje të klientelës.
Përshkrim
Projekti Women TechEU, i financuar nga Horizon Europe, mbështet start-up-e të udhëhequra nga gra në fushën e teknologjive të avancuara (deep tech), duke ofruar një grant prej 75,000 euro dhe një program 6-mujor zhvillimi biznesi të personalizuar.
Qëllimi është të zbusë hendekun gjinor në teknologji, të fuqizojë lidershipin e grave dhe të mbështesë tranzicionin e gjelbër, digjital dhe social në Evropë.
Në këtë thirrje të 4-t dhe të fundit do të përzgjidhen deri në 40 start-up-e të udhëhequra nga gra nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet e asociuara me Horizon Europe.
Objektivat
-
Nxitja e lidershipit të grave në fushën e deep tech.
-
Mbështetja e ekosistemeve inovative të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
-
Lidhja me investitorë dhe rritje e vizibilitetit të start-upeve.
-
Ngritja e kapaciteteve për tranzicionin e gjelbër, digjital dhe social.
Pranueshmëria
Të drejtë aplikimi kanë start-up-e të hershme deep tech, të regjistruara në BE ose në një nga Vendet e Asociuara me Horizon Europe.
Aplikantja kryesore duhet të jetë gruaja themeluese ose bashkë-themeluese në një pozicion drejtues (CEO, CTO, CSO) dhe me të paktën 25% të aksioneve.
Start-up-i duhet të jetë më pak se 8 vjet i regjistruar dhe të ketë marrë më pak se 1 milion euro në kapital aksionar.
Jo të pranueshme janë entitetet jo-deep tech, ata që janë financuar më parë nga Women TechEU/EIC Accelerator ose struktura jo-SME (si shoqata, OJQ, etj.).
Donatorë
Zbatues / Partner
Metoda e Aplikimit
Pasi të shtypni butonin "Shko tek Thirrja", lexoni me kujdes detajet e thirrjes, gjeni faqen e duhur, dhe lexoni me vëmendje mënyrën e aplikimit, çfarë ju kërkohet, çfarë dokumentesh, dhe ndonjë element tjetër specifik. Çdo thirrje ndryshon nga donatori në donator, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Shumica e thirrjeve kanë dhe një seksion për “Pyetje dhe Përgjigje”, apo seksion kontakti.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni tek info@aida.gov.al. Një punonjës i kujdesit dhe mbështetjes së NMVM-së do ju kontaktojë brenda kohës. Ju faleminderit!