Lajme

Webinar: “Opportunities for development cooperation with the private sector through the develoPPP.de program’’ datë 17 shkurt 2021, ora 11:00 - 12:30

Blog Single

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se në datën 17 shkurt, Këshilli Investitorëve të Huaj në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe GIZ/Qendra Rajonale e Shërbimit për Bashkëpunim me Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor, do të organizojnë webinarin me temë: “Opportunities for development cooperation with the private sector through the develoPPP.de program’’.

Webinari do të mbledhë së bashku përfaqësues të sektorit privat dhe ekspertë të partneritetit, të cilët do të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre më të mira në nxitjen e dialogut publik-privat, si edhe informacion në përdorimin e fondeve/programeve të zhvillimit të BE-së (develoPPP.de).

Qëllimi i këtij webinari do të jetë informimi mbi programin develoPPP.de, çfarë ofron GIZ për kompanitë private përmes këtij programi, cilat janë kriteret e pjesëmarrjes, mënyra e aplikimit etj.

Për të gjitha sipërmarrjet me më shumë se 8 punonjës, me një qarkullim vjetor prej më shumë se 800,000 euro dhe që kanë 2 vjet që operojnë në treg, programi develoPPP.de mund të jetë një zgjidhje për arritjen e qëllimeve të qëndrueshme dhe inovative të idesë suaj të projektit.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtij webinari duhet të konfirmojnë prezencën e tyre nëpërmjet e-mailit info@fic.ba ose nëpërmjet numrit të telefonit +387 33 295 880, brenda datës 15 shkurt.

Pas konfirmimit, do t’ju dërgohet edhe linku përkatës për t’u regjistruar në webinar.