Cilat kompani janë të përshtatshme për skemat e publikuara?
Si funksionon platforma?
Si të njoftoheni për skema të reja?
NVM-të kanë mundësinë të njoftohen për skemat më të fundit të publikuara në këtë platformë. Kjo mund t'i ndihmojë ata të lexojnë informacionin në kohë, të përgatisin aplikimin dhe të përmirësojnë shanset për të marrë financim në të ardhmen. Në mënyrë që të njoftoheni me e-mail për skema të reja, ju lutemi regjistrohuni për të marrë newsletter-in periodik, në faqen kryesore të kësaj platforme.
Cilat janë kriteret që një ndërmarrje kategorizohet, si: Mikro, e Vogël ose e Mesme/(NMVM)?
Për të rregulluar Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, sot, në Shqipëri qëndron në fuqi ligji nr. 10 042, datë 22.12.2008, Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 8957, datë 17.10.2002 “Për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme”, i ndryshuar. Ky ligj, ndër të tjera, parashikon përkufizimet, si më poshtë:
- Ndërmarrjet klasifikohen, në: Mikrondërmarrje, Ndërmarrje të Vogla dhe Ndërmarrje të Mesme.
- Kategoria e Mikrondërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM) përfshin ato ndërmarrje, ku punësohen më pak se 250 veta dhe që realizojnë një shifër afarizmi dhe/ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë.
- Ndërmarrje e Vogël quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 50 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë.
- Mikrondërmarrje quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 10 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 10 milionë lekë.
- Për qëllime statistikore ndërmarrjet do të klasifikohen, në:
- Mikrondërmarrje: 0 deri 9 persona, ku brenda këtij grupimi të detajohen në 0-1 persona dhe 2-9 persona;
- Ndërmarrje të Vogla: 10 deri 49 persona;
- Ndërmarrje të Mesme: 50 deri 249 persona.
Më lejohet të aplikoj për një skemë financimi nëse nuk jam pajisur me statusin e NVM-së/regjistruar në QKB?
Në varësi të natyrës së thirrjes, mund të lejoheni të aplikoni. P.sh., në rastet e thirrjeve për programe akselerimi që ndihmojnë idetë e biznesit të kthehen në konkrete dhe praktike, apo programet e inkubatorëve të biznesit, të cilët në fazën fillestare të aplikimit nuk kanë kriter regjistrimin tuaj dhe pajisjen me NIPT. Në të gjitha rastet e tjera, përveç sa më sipër, regjistrimi i biznesit tuaj është kriter aplikimi.
Çfarë roli ka AIDA në këtë platformë dedikuar Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare?
Misioni i AIDA-s, në kuadër të mbështetjes së NVM-ve shqiptare, është të nxisë aftësinë konkurruese të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare, nëpërmjet shërbimeve në ndihmë të biznesit vendas, nëpërmjet rritjes së aftësisë konkurruese të NVM-ve shqiptare dhe zhvillimin e tyre, nxitjes së rinovimit, progresit teknologjik dhe shkëmbimeve të informacionit; duke i bërë ato më tërheqëse për tregun e huaj; mbështetjes ndaj sipërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në partneritet me kompani shqiptare nëpërmjet shërbimeve kryesore, si: dhënia e granteve të Qeverisë Shqiptare, identifikimi i tregjeve ose partnerëve të rinj për eksport, nevojat për trajnim dhe për certifikim produkti, lehtësimin e pjesëmarrjes në panaire kombëtare/ndërkombëtare, si dhe mbështetje nëpërmjet projekteve të ndryshme me donatorë vendas dhe të huaj.
Informacioni i përditësuar në këtë paltformë, mbi thirrje të ndryshme për aplikime nga NVM-të shqiptare, do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA (www.aida.gov.al), si përfituese direkte e mbështetjes nga BERZH në këtë projekt.
Cilat janë fondet që administron AIDA në ndihmë të NVM-ve shqiptare?
AIDA është, aktualisht, në proces rinovimi të fondeve në ndihmë të NVM-ve. Sapo këto fonde të jenë zyrtarizuar, AIDA do t’i publikojë në platformë, në faqet e AIDA-s, faqet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nëpërmjet aktorëve të biznesit në treg, si dhe do të njoftohen përdoruesit e platformës nëpërmjet newsletter-it, në rastet kur janë regjistruar për të marrë newsletter.
Si mund të kontaktoj me AIDA-n?
Mund të kontaktoni dhe ndihmoheni nga ekspertët e AIDA-s nëpërmjet kontakteve: info@aida.gov.al ose në numrin e telefonit +355 (0) 42251001, si dhe mund të drejtoheni pranë zyrave të Agjencisë në adresën: Rr. Skerdilajd Llagami, Ndërtesa Nr. 1, Tiranë.
A mund të aplikoj në të njëjtën kohë në disa skema financiare?
Në rastet kur skema e lejon, po. Çdo skemë ka kriteret e aplikimit, ku do të specifikohet nëse e lejon aplikimin, njëkohësisht edhe në thirrje të tjera të së njëjtës natyrë ose jo.
A ka kosto financiare aplikimi për skemat që ofron platforma?
Platforma ofrohet si një mundësi informimi falas për individët dhe bizneset shqiptare. Përdorimi i paltformës dhe marrja e shërbimeve që ajo ofron nuk ka asnjë kosto për përdoruesit.
Ku mund të pajisem me certifikatën e markës/brendimin e kompanisë sime?
Legjislacioni shqiptar, konkretisht ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, mundëson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Kriteret ligjore, procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e një marke janë të përcaktuara nga një kuadër ligjor i rregulluar gjerësisht, duke filluar nga ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore të miratuara për këtë qëllim nga ligjvënësi shqiptar. Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar si shtet anëtar:
- Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave
- Protokolli i Marrëveshjes së Madridit
Nëse jetoj në diasporë/ose jam shtetas i huaj, por dua të investoj/hap një biznes në Shqipëri a kam të drejtë të aplikoj për një skemë financimi?
Platforma ofron informacion mbi skemat mbështetëse ekzistuese dhe të ardhshme, të cilat u dedikohen bizneseve të regjistruara dhe që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Në rast se do të ushtroni aktivitetin tuaj në Shqipëri dhe do të regjistroheni sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, atëherë shërbimet e platformës dhe skemat mbështetëse janë edhe për ju.
A ka ndonjë platformë digjitale, (e-commerce) që mund të aksesoj për të eksportuar prodhimet shqiptare/produktet e kompanisë sime?
Për gjetjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, aktualisht në Shqipëri ekzistojnë platformat dhe nismat e mëposhtme, ku mund të drejtoheni:
EEN- Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (Enterprise Europe Network-EEN) asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar. Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) është rrjeti më i madh në botë në mbështetje të NVM-ve (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) me ambicie për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar. Rrjeti siguron ekspertizë ndërkombëtare në fushën e biznesit, të gërshetuar me njohuritë lokale, në lidhje me disa shërbime, si: partneritete, këshillime dhe inovacion. Qëllimi i tij është të asistojë kompanitë të rriten dhe zhvillohen nëpërmjet një mbështetje të kualifikuar, krijimit të partneriteteve të reja tregtare dhe mundësive të aksesit në financë. Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) mbështet bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe inovative në Evropë. Stafi ynë, ku bëjnë pjesë persona të kualifikuar dhe me eksperiencë, siguron mbështetje të shpejtë dhe efikase për çdo çështje biznesi. Shërbimet tona lidhen veçanërisht me NVM-të, por janë gjithashtu të vlefshme për bizneset e tjera, universitetet dhe qendrat kërkimore. (www.een.al)
AgroTrade është një platformë për shkëmbimet tregtare të agrobizneseve midis Shqipërisë dhe tregjeve të huaja. AgroTrade është një platformë online B2B që lidh bizneset në bujqësi me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, përmes procedurave të integruara 360° të tregtisë. Kjo është një platformë inovative dhe unike në rajon. Ka potencial të madh për rritjen e tregtisë rajonale të prodhimeve bujqësore. AgroTrade është një urë lidhëse midis prodhuesve dhe blerësve të huaj. Qëllimi i saj është të lehtësojë komunikimin, të promovojë oferta për prodhuesit dhe të zvogëlojë periudhat e pritjes për blerësit e interesuar, për të gjetur produkte në sasitë dhe çmimet e duhura. AgroTrade është një platformë unike që lehtëson tregtinë midis prodhuesve vendorë dhe blerësve evropianë. Tregtarët vendas mund të vendosin profilet e tyre në platformë dhe kështu të hapin rrugën drejt eksporteve dhe zgjerimit të tregjeve të tyre. (www.agrotrade.market)
Platforma B2B- Një rrjet aktiv, i cili ofron mundësinë për bashkëpunime dhe investime të suksesshme midis bizneseve. Platforma B2B bën të mundur bashkëpunimet frytdhënëse dhe zgjerimin e kontakteve në botën e biznesit. (http://aida.gov.al/b2b/)
Akses në Financë - Platforma do të përmbajë skema mbështetëse për NVM-të shqiptare, të cilat u ofrojnë këtyre bizneseve shërbime, si: grante, kredi, asistencë teknike, mentorim, inkubim, akselerim, këshillim, informacion mbi zgjerimin e tregut dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe kombëtare.

Si një biznes Start-Up, ka ndonjë skemë që më ofron konsulencë për të ndërtuar një plan biznesi?
Momentalisht Sfida IDEA ofron një mundësi unike, 1000 nismave të bizneseve inovative, për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, t’i ndihmojë të zhvillojnë një numër karakteristikash të domosdoshme për gjenerimin e ideve dhe në përfundim një plan biznesi bindës. Sfida IDEA kombinon trajnim për zhvillim biznesi, këshillim dhe mentorim. Metodologjia CEFE do të përdoret për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji trajnimi me pjesëmarrje shumë aktive dhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 70 vende në mbarë botën. Ajo përfshin përvojë teorike dhe praktike për të mbështetur zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit. (https://idea.cefe.net/sq/rreth-nesh/)
A ka skema që ofrojnë programe shkëmbimi jashtë vendit për të marrë përvoja në fushën e biznesit?
The European exchange programme for Entrepreneurs Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj është një program shkëmbimi ndërkufitar, i cili u jep sipërmarrësve të rinj ose aspirues mundësinë për të mësuar nga sipërmarrësit me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse. Shkëmbimi i përvojës bëhet gjatë një qëndrimi me sipërmarrësin me përvojë, i cili ndihmon sipërmarrësin e ri të marrë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një firmë të vogël. Pritësi përfiton nga perspektiva të reja në biznesin e tij/saj dhe ka mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja. Në këtë program mund të marrin pjesë:
- Sipërmarrës të rinj, duke planifikuar vendosmërisht të krijojnë biznesin e tyre ose kanë filluar, tashmë një, në tre vitet e fundit;
- Sipërmarrës me përvojë, të cilët zotërojnë ose drejtojnë një Ndërmarrje të Vogël ose të Mesme në një nga vendet pjesëmarrëse.